Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Kodi Civil ndalon pajtimin e bashkëshortëve në rastet e dhunës në familje

Haxhi Gashi

Profesori i së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, ka thënë se Kodi Civil e ndalon procedurën e pajtimit të bashkëshortëve në rastet e dhunës në familje.

Ai ka sqaruar se, sipas Ligjit për Familjen, gjyqtari inicion procedurën e pajtimit mes bashkëshortëve kur ka prishje të marrëdhënieve bashkëshortore, por në rastet e dhunës kjo procedurë nuk zhvillohet.

“Në Ligjin për Familjen, afati është tre muaj dhe gjyqtari inicion një procedurë të pajtimit mes bashkëshortëve kur ka prishje të marrëdhënieve bashkëshortore. Ndërkaq, në Kod kemi vendosur dispozitën që, në rastet e dhunës në familje, nuk zhvillohet fare procedura e pajtimit për këtë çështje, sepse bëhet fjalë për një sanksion shumë të rëndë. Kjo nënkupton se duhet të zhvillohen dy procedura paralelisht: procedura për mbrojtje nga dhuna në familje, për të cilën kemi një ligj të veçantë, si dhe procedura penale, zhvillimi paralel i së cilës nuk pengohet”, ka thënë Gashi.


Gashi për bashkëjetesën e personave me gjini të njëjtë: Mund t’u ndalohet adoptimi i fëmijëve

Profesori i së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, derisa ka folur për bashkëjetesën e personave me gjini të njëjtë, ai ka deklaruar se me ligj mund t’u ndalohet adoptimi i fëmijëve.

Edhe Pse (nuk) duhet votuar Kodi Civil? - sonte në "Konfront" i ftuar profesori Haxhi Gashi Arbëri Pse (nuk) duhet votuar Kodi Civil? - sonte në "Konfront" i ftuar profesori Haxhi Gashi

Në emisionin “Konfront” në KTV ka thënë se për këtë mund të flasin për praktikat e shteteve tjera, sepse ende nuk dihet se si do të jetë ligji për Kosovën.

“Ne mund të flasim për praktikat e shteteve të tjera. Se si do të jetë ligji për Kosovën, nuk e dimë, sepse kjo është pjesë e diskutimeve. Më pas, varet se cilat të drejta mund të adresohen me ligj të veçantë. Megjithatë, ka disa lloje kufizimesh që mund të vendosen sa i përket adoptimit. Mund të kesh rregullim të bashkësisë, por me atë ligj të veçantë mund të mos kesh mundësi të adoptosh fëmijë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, disa shtete të rajonit nuk e lejojnë adoptimin, ndërsa Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera të zhvilluara e lejojnë. 

Ka shtuar se shtetet e lindjes nuk e kanë këtë lloj rregullimi. 

“Ka zgjidhje të ndryshme. Kjo është çështje për të cilën duhet të vendosin institucionet, siç është Kuvendi. Vota në Kuvend varet edhe nga aftësia për të argumentuar. Partitë politike i kanë edhe agjendat e tyre politike”, ka thënë ai.


Gashi: Kodi Civil është akti më i rëndësishëm juridik pas Kushtetutës, votimi në Kuvend i domosdoshëm

Profesori i të drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, e ka cilësuar Kodin Civil si aktin më të rëndësishëm juridik pas Kushtetutës, duke theksuar se miratimi i tij në Kuvendin e Kosovës është i domosdoshëm për rregullimin e një numri të madh të marrëdhënieve juridike që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Sipas Gashit, rëndësia e këtij kodi qëndron në fushëveprimin e gjerë dhe në faktin se pothuajse çdo qytetar, në një formë apo tjetër, gjatë jetës së tij përballet me rregullat që përcaktohen përmes së drejtës civile.

Gashi ka vlerësuar se Kodi Civil përfshin çështje, duke filluar nga marrëdhëniet kontraktuese, biznesore dhe pronësore, të drejtat fqinjësore, hipotekat dhe të drejtat sendore, deri te marrëdhëniet familjare, martesore dhe trashëgimore.

“Kodi Civil duhet të miratohet në Parlamentin e Kosovës, paraqet një akt më të rëndësishëm juridik e kemi thënë pas kushtetutës për disa arsye; rregullon jetën e përditshme të qytetarëve. Secili qytetar me dashje apo pa dashje do të kalojë përmes rregullave të së drejtës civile, përkatësisht atyre që i rregullon Kodi Civil. Aty ka marrëdhënie kontraktuese, biznesore, pronësore, të drejtave fqinjësore, të drejtës në hipotekë, të drejtën e ndërtimit, të drejtat sendore në sendet e huaja”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se një pjesë e rëndësishme e Kodit Civil lidhet edhe me të drejtën familjare, ku përfshihen raportet familjare, e drejta prindërore, marrëdhëniet pasurore në martesë dhe bashkëjetesë, adoptimi dhe kujdestaria, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë.

Edhe Dhjetëra qytetarë e kundërshtojnë bashkësinë civile mes sekseve të njëjta Arbëri Dhjetëra qytetarë e kundërshtojnë bashkësinë civile mes sekseve të njëjta

Sipas tij, të gjitha këto fusha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe përbëjnë një strukturë të harmonizuar të normave juridike, të përmbledhura në një akt të vetëm ligjor.

Ai ka sqaruar se, ndonëse edhe ligjet administrative dhe ato penale kanë rëndësinë e tyre, Kodi Civil ka një peshë të veçantë për shkak se rregullon marrëdhëniet e përditshme të qytetarëve në shumë aspekte.

“Secili ligj e ka rëndësinë e vet, e kanë edhe ligjet administrative, e kanë edhe ligjet penale, por nga kuptimi i asaj që tërë jeta e qytetarëve rregullohet përmes normave të Kodit Civil, e bën këtë më të rëndësishëm”, ka thënë Gashi. 


Gashi: Kodi Civil s’mund të jetë peng i një paragrafi, deputetët duhet të gjejnë konsensus

Profesori i së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, ka vlerësuar se Kodi Civil nuk duhet të mbetet peng i mospajtimeve për një paragraf të vetëm, duke u bërë thirrje deputetëve që të gjejnë konsensus për miratimin e tij.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Gashi ka thënë se ekspertët mund të japin mendime të pavarura profesionale për përmbajtjen e Kodit, por nuk mund të diktojnë agjenda politike. Sipas tij, përgjegjësia për arritjen e një marrëveshjeje dhe miratimin e këtij dokumenti u takon përfaqësuesve politikë në Kuvend.

Ai ka kritikuar mungesën e konsensusit për një çështje që, sipas tij, përfshin të drejta të shumta të qytetarëve, për të cilat partitë politike flasin vazhdimisht gjatë fushatave zgjedhore.

“Secilin deputet e kemi parë kur del në fushatë flet për të drejta biznesore, flet për të drejta pronësore, familjare, do ta rrisim këtë efiçiencë, do ta bëj këtë të drejtë, do ta rregulloj pronën, do ta rregulloj familjen. Ja ku e keni. Nëse jeni duke folur për këto, ja ku është dokumenti. Nuk mund të jetë peng i një paragrafi një dokument kaq madhor”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se deputetët, të cilët gjatë fushatave premtojnë përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve, duhet të tregojnë gatishmëri për të arritur marrëveshje edhe për çështje që mund të kenë kundërshtime politike.

Profesori universitar ka thënë se Kodi Civil duhet të procedohet nga Qeveria në formën dhe me gjuhën që ajo e konsideron të përshtatshme, ndërsa mundësia për ndryshime dhe përmirësime ekziston pas leximit të parë në Kuvend.

Edhe Gashi: Vrasja e Arlinda Zekajt dhe tragjedia në Gjilan dëshmojnë dështimin e institucioneve Arbëri Gashi: Vrasja e Arlinda Zekajt dhe tragjedia në Gjilan dëshmojnë dështimin e institucioneve

Sipas tij, gjatë fazës së amendamentimit deputetët mund të diskutojnë dhe të gjejnë formulimet për të cilat pajtohen, por duke mos dalë jashtë kornizës kushtetuese.

“Kushtetuta i ka disa nene ku flet në mënyrë të përgjithësuar se secili e ka të drejtën e martesës pa e përcaktuar gjininë. Është neni 37, pastaj ka nenin 24 që e rregullon barazinë para ligjit”, ka thënë ai.