Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.
Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.
Prokurori i Shtetit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.
-
Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, me dokumente që falsifikoi një personi iu kaluan në pronësi 3 prona
-
Ngrihen 18 parcela në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për keqpërdorim të pozitës
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara
-
Të dyshuarve për tjetërsimin e pronës 1.5 milionëshe u ndalohet afrimi te Komuna e Fushë-Kosovës
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet