Uncategorized

“Lufta” në PS/ Rama plan për ta përjashtuar nga partia? Ja si Veliaj mund të kandidojë i pavarur për Tiranën

07:15 - 13.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lufta politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dy figurave kryesore të Partisë Socialiste, ka gjasa që të thellohet. Edi Rama e akuzon Veliajn se ka frymëzuar nga burgu protestat për rrëzimin e tij nga pushteti, ndërsa Veliaj akuzon Ramën se ka gisht në arrestimin e tij dhe më pas ‘internimin’ në burgun e Fierit.

Më tej Veliaj sfidoi Ramën duke i kërkuar leje SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit. Rama iu përgjigj përmes Blendi Klosit dhe Taulant Ballës, duke i mbyllur derën Veliajt dhe sugjeruar që të merrej me organet e drejtësisë, jo të partisë.

Ndërkaq, me akuzën se fshihet pas protestave kundër qeverisë së tij, Edi Rama mësohet se po shqyrton propozimin për përjashtimin e Veliajt nga partia në mbledhjen e Asamblesë së PS. Bashkë me Veliaj mund të përjashtohen edhe një grup personash, pjesë e PS, të cilët kanë marrë pjesë në protestat për rrëzimin e Ramës. Grupi i tyre mund të konsiderohet si rrethi i Veliajt.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj mund të kandidojë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit. Ligji ndal kandidimin për një mandat të katërt, por ky rregull bie kur ndryshon harta territoriale e njësisë vendore. Pa mbështetjen zyrtare të PS, Veliaj ka pak gjasa të konfirmohet për një mandat të katërt, por mund të diktojë fituesin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke i shkaktuar Ramës humbjen e parë të madhe që nga ardhja në pushtet në 2013.

Nëse Veliaj do të ndjekë këtë skenar, Rama ka gjasa ta pengojë kandidimin e tij përmes KQZ-së. Fitorja e kandidatëve të PS-së në Tiranë dhe Durrës do të projektonte edhe një mandat të pestë në zgjedhjet parlamentare të 2029. Në të kundërt, një humbje e mundshme e Bashkisë së Tiranës, pas një viti protestash, do të vendoste në pikëpyetje mbështetjen për pushtetin 13-vjeçar, duke shënuar edhe fillimin e gërryerjes së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.