Lionel Scaloni do të qëndrojë në krye të Argjentinës deri në Botërorin 2030. Trajneri ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kombëtaren argjentinase. Lajmin e ka konfirmuar Claudio Tapia, presidenti i Afa, Federatës Argjentinase të Futbollit.
Kontrata e re e Scaloni-t parashikon një impenjim në dy faza, me një format 2+2 që përfshin qëndrimin formal pas Kupës së Amerikës 2027. Scaloni e drejton Argjentinës që prej vitit 2018: ka fituar Kupën e Botës në Katar 2022 dhe shkoi deri në finale të Botërorit 2026.
Më parë trajneri argjentinas ishte shprehur se do të qëndronte deri në fund të këtij viti dhe do të largohej, më pas situata ndryshoi dhe tashmë ai ka rinovuar kontratën edhe për 4 vite të tjera.