“Paraqitje fantastike, djemtë ishin të shkëlqyer. Jam shumë i lumtur për ta dhe për tifozët. Shpresoj të jenë argëtuar”, – tha Roberto Mancini pas fitores ndaj Francës në “Nations League”.
Duke komentuar golin e pësuar pas gabimit të Donnarumma, trajneri u shpreh: “Janë gabime që nuk duhet të ndodhin, por ndodhin. Megjithatë, ruajtëm qetësinë dhe fituam me meritë. Pas disavantazhit, ndeshja mund të përfundonte me shumë gola për kundërshtarin, por ne reaguam mirë”.
Mancini paralajmëroi se suksesi nuk mjafton: “Duhet të fitojmë edhe në Belgjikë. Rruga është e gjatë dhe djemtë duan ta shlyejnë atë që ka ndodhur”.
Ai pranoi se ishte zemëruar për penalltinë: “Po, u zemërova. Penalltinë duhej ta gjuante Pio. Shpresoj që Pio Esposito të shënojë shumë gola me fanellën e Italisë. Rekordin e mban Gigi Riva me 35 gola. Do të isha i lumtur nëse Pio do ta thyente për të mirën e kombëtares. Jam i lumtur që jam rikthyer; kemi objektiva për të arritur”.







