Pentagoni për ushtarin që qortoi Hegseth dhe shoqëruesit e tij në Varrezat e Arlingtonit: U kujtoi me të drejtë të ruanin sjelljen e duhur

13 Nëntor 2026 | 09:23

Të premten, Pentagoni doli në mbështetje të ushtarit, i cili qortoi një grup vizitorësh në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku bënte pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Një video nga ceremonia me rastin e Ditës së Veteranëve, e zhvilluar, të mërkurën, tregonte Hegseth, bashkëshorten e tij dhe këshilltarët e lartë duke qeshur dhe biseduar, ndërsa pozonin për fotografi përpara Varrit të Ushtarit të Panjohur.

Në video shihet ushtari i armatosur, i cili ishte në shërbim, duke iu afruar grupit të Hegseth dhe duke bërtitur: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë në çdo kohë një atmosferë heshtjeje dhe respekti”.

Në vijim të kësaj, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi në një komunikatë:

“Gjatë kremtimit të kësaj dite solemne, një ushtar u kujtoi me të drejtë dhe me respekt të gjithëve që të ruanin sjelljen e duhur. Sekretari dhe i gjithë departamenti e kanë nderuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë të nderojnë sakrificat e bëra nga burrat dhe gratë e forcave tona të armatosura për ta mbajtur Amerikën të sigurt”.

Rregullorja e sjelljes në Varrezat Kombëtare kërkon që vizitorët të flasin me zë të ulët dhe të mos kryejnë veprime që tregojnë mungesë respekti apo prishin rendin.

Varri është një nga monumentet më të shenjta të luftës në SHBA dhe ruhet nga një roje nderi 24 orë në 24, që prej vitit 1948.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria holandeze gati për bisedime për të shmangur shpërbërjen pas debatit për taksën e pasurisë

Kryeministri holandez, Rob Jetten do të përpiqet të shpëtojë qeverinë e tij të pakicës nga kolapsi në një takim me partnerët e koalicionit të premten,...
09:20 | 13/11/2026

Katër ushtarë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi (VIDEO)

Katër ushtarë u vranë kur një helikopter ushtarak S-70 u rrëzua në provincën lindore turke të Malatya të enjten pasdite. Helikopteri u rrëzua afërsisht në...
09:11 | 13/11/2026

60% e ushtareve femra raportojnë ngacmim ose abuzim, ministri gjerman Pistorius: Zero tolerancë

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka premtuar një qasje “zero tolerancë” ndaj abuzimit seksual në forcat e armatosura, pasi një studim zbuloi se...
09:10 | 13/11/2026