Aktualitet

Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave!

Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave. Vendosen mbi 1 900 gjoba.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë javës së parë të muajit nëntor, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 13 drejtues mjetesh, konkretisht:

– 5 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;

– 4 shtetas janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;

– 1 shtetas i proceduar penalisht për drejtim të mjetit,  pa leje drejtimi

–  3 janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 1958 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:

970 masa për parkim të gabuar;

509 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;

290 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

73 masa për parakalime të gabuara;

42 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;

40 masa për xhama të zinj;

28 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

6 masa për pozicionim të gabuar të mjetit.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.