U la për 2 vite në raft, djathi francez shpallet më i miri në botë

Një djathë tradicional francez, i cili është vjetëruar për plot 24 muaj, është shpallur djathi më i mirë në botë në edicionin e vitit 2026 të konkursit prestigjioz “World Cheese Awards”, të zhvilluar në qytetin e Kordobës, në Spanjë.
Bëhet fjalë për djathin Comté, një produkt tradicional i rajonit Franche-Comté, në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën. Ai prodhohet nga qumështi i papërpunuar i lopës dhe dallohet për strukturën e fortë, shijen komplekse dhe aromat e pasura.
Në garën ndërkombëtare morën pjesë plot 5,330 djathëra nga 45 vende të botës. Produktet u vlerësuan nga gjyqtarë profesionistë, të cilët morën në konsideratë shijen, aromën, pamjen, teksturën dhe ndjesinë që lënë në gojë.
Pas disa raundesh degustimi, Comté arriti të triumfojë përballë finalistëve të tjerë nga Franca, Italia, Zvicra dhe Spanja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




