VIDEO/ Nurjel Duka, kampioni i Gjimnastikës Artistike! Trajnerja Gerta Oreshka zbulon suksesin e shoqatës

09:50, 13/11/2026

Nurjel Duka është kampioni i vendit në Kupën e Republikës në Gjimnastikën Artistike, duke konfirmuar rezultatet premtuese të arritura në këtë sport.

Për suksesin dhe zhvillimin e gjimnastikës në Shqipëri ka folur trajnerja Gerta Oreshka, e ftuar së bashku me Nurjelin 8-vjeçar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderator Flavio Qarri.

Trajnerja Oreshka tregoi se shoqata sportive ku ajo punon është ndër më të rejat në Shqipëri, por pavarësisht kësaj, në vetëm dy vite aktivitet ka arritur rezultate mbresëlënëse.

“Është kampionati i katërt ku marrim pjesë. Herën e parë që u paraqitëm arritëm vendin e tretë. Në kampionatet në vazhdim kemi rritur nivelin dhe tani jemi kampionë me Nurielin”, u shpreh trajnerja.

Ajo foli edhe për vështirësitë e këtij sporti dhe nevojën për të afruar më shumë fëmijë me gjimnastikën, duke ngritur gjithashtu çështjen nëse ky sport po zhvillohet mjaftueshëm në shkollat shqiptare.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte organizimi i një eventi të madh sportiv në Shqipëri, për të cilin vendi ynë ka marrë stafetën.

Aktiviteti do të zhvillohet më 7 tetor 2028 dhe pritet të përfshijë mbi 2 mijë sportistë. Sipas Oreshkës, përzgjedhja e Tiranës është një privilegj i madh.

Ndërkohë, kampioni i ri, Nuriel Duka, tregoi se ka vetëm një vit që merret me gjimnastikë.

Më parë ishte pjesë e cirkut, por vendosi të ndryshonte drejtim pasi nuk ndihej i përmbushur.

“Isha në cirk, por aty nuk u përmbushja. E pashë veten te gjimnastika dhe aty jam mirë”, tregoi Nurieli, i cili tashmë ka arritur të ngjitet në majën e podiumit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco