Arrestohet trajneri grek i peshëngritjes, vëllai i Pirro Dhimës! Akuzohet për doping ndaj sportistëve, ia dha edhe dajlit të tij

13 Nëntor 2026 | 10:23

Policia greke ka arrestuar 58-vjeçarin Odisea Dhima, vëllai i ish-kampionit të peshëngritjes Pirro Dhima. Ai akuzohet se furnizonte sportistët me substanca të ndaluara dopingu. Mes rasteve që përmend policia është edhe ai i djalit të tij të mitur, të cilit dyshohet se i dha një substancë të ndaluar gjatë një gare.

58-vjeçari u arrestua mëngjesin e së enjtes, më 12 nëntor, në një zonë të Atikës, pas një hetimi disamujor. Arrestimi u krye nga efektivët e Nëndrejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pjesë e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave të Greqisë (EOF).

Një nga rastet më të rënda të hetimit lidhet me administrimin e një substance të ndaluar gjatë një gare sportive ndaj një sportisti të mitur, i cili rezulton të jetë djali i të arrestuarit.

Sipas hetimeve, në analizën e mostrës së urinës së sportistit u zbulua prania e substancës oksandrolonë (Oxandrolone), e cila përfshihet në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA).

Për këtë rast, ndaj trajnerit ishte vendosur më herët një pezullim 12-vjeçar, ndërsa ndaj sportistit të mitur një pezullim 10-mujor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat: Bien me 47% kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen kanë rënë me 47% gjatë dy viteve të fundit. Franca dhe...
19:20 | 11/11/2026

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali. Vishkulli...
18:55 | 11/11/2026

Maran dhe Ismajli: Gati për Finlandën, objektivi është vendi i parë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën për mediat në prag të sfidës me Finlandën, që do të...
18:10 | 11/11/2026