Të dielën Maratona e Tiranës, bllokohen disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, ja si do të devijohet trafiku

Aktualitet | 3 minuta më parë

Tirana do të mirëpresë këtë të diel (15 nëntor) edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, aktivitet që do të sjellë kufizime të qarkullimit në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan masash për bllokimin e disa akseve dhe devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Kufizimet do të zbatohen më 15 nëntor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Ndër rrugët ku do të kufizohet qarkullimi janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “George W. Bush”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri” dhe bulevardi “Gjergj Fishta”, si dhe disa akse të tjera në qendër dhe në Unazën e Mesme. Ndryshime do të ketë edhe në qarkullimin e transportit publik. Disa linja urbane do të devijohen drejt akseve alternative, ndërsa linja të tjera do të pezullohen përkohësisht gjatë zhvillimit të maratonës.

Mes linjave që do të pezullohen përkohësisht janë 1/A, 1/B, 9, 11 dhe 16. Ndërkohë, linjat e tjera do të ndjekin itinerare të ndryshuara, me devijime drejt shesheve “Willson”, “Karl Topia”, kryqëzimit “21 Dhjetori” dhe rrugës së Elbasanit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier, mjeteve teknologjike dhe transportit të pasagjerëve, me përjashtim të mjeteve të transportit urban qytetas, në brendësi të Unazës së Madhe. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin parasysh kufizimet, të planifikojnë paraprakisht lëvizjet dhe të përdorin rrugët alternative për të shmangur vonesat gjatë ditës së aktivitetit.

Njoftimi i plotë:

Të dielën Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë:

-Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “George W. Bush”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ismail Ndroqi”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me rrugën “George W Bush” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek ura e rrugës së Elbasanit, bulevardi “Gjergj Fishta” nga kryqëzimi me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

-Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimi “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

-Në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës” me drejtim rrugen e Barrikadave.

-Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim ” me drejtim rrugen e “Tefta Tashko Koco”.

-Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

-Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.

-Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

-Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

-Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

-Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

-Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën

“Ibrahim Rugova”.

-Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

  1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

-Linja Nr. 4 “Qendër – QTU-Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.

– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”.

-Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

– Linja Nr. 11 Porcelani, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharre” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht. Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

-Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me rrugen e Barrikadave.

-Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 15.11.2026 nga ora 08.00-16.00.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme