Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë nga Himara Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë.
Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij.
Policia thotë se që prej prillit të vitit 2024, furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve.

Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar (nga lista e WADA-s) një sportisti të mitur gjatë një gare, rast për të cilin si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe eventet sportive.

Gjatë kontrolleve në një banesë dhe në ambiente sportive në Atikë u gjetën dhe u sekuestruan 871 copë medikamente dhe substanca të paligjshme dopingu (tableta dhe ampula, të pamiratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe të rrezikshme për shëndetin), 15.000 euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një telefon celular i cili do të verifikohet pasi ka dyshime se mbart prova shtesë të aktivitetit të paligjshëm të 58 vjeçarit Odiesa Dhima.

Arrestimi u krye nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF). I arrestuari u dërgua në prokurori për tu marrë në pyetje dhe në vazhdim për masë sigurie në gjykatë e cila pritet të vendosë për mbajtjen apo jo të tij.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë