Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafet Halimi caktohet zëvendëskryeprokuror i PSRK-së, Valdet Gashi jep dorëheqje nga kjo pozite

    Insajderi
    13 November 2026 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së premtes, ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

    Halimi është caktuar në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të PSRK-së, Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjatë mbledhjes, kryesuesi i KPK-së ka njoftuar se Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të PSRK-së dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark