Një 64-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ra në prangat e policisë së Vlorës. Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar Azis Ballën me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Banues në Tiranë, ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”.
Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.