Në mbrëmjet e Nations League çdokush zgjedh të ndjekë me vëmendje një ndeshje, por ka nga ata që mund të shohin njëkohësisht 3 të tilla.

Është ky rasti i trajnerit të Comos, Cesc Fabregas që shijoi në maksimum mbrëmjen e së enjtes teksa u vendos përpara një televizori dhe dy aparatëve laptop për të mos humbur asnjë sekondë loje, skemash e taktikash.

Ishte kjo një skenë kurioze që u fotografua dhe u publikua në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Fabregas, Daniella Semaan e cila bëri një koment ku dukej thuajse….e dorëzuar.

‘Një nuk mjafton kurrë’-shkruante ajo. Dhe në fakt për një person që jeton me pasionin për futbollin siç është trajneri i Comos, vetëm një ndeshje nuk mund të mjaftojë.

Top Channel