Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11/2026 11:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd njoftoi se ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, është takuar me përfaqësues të Listës Studentore në Serbi. Sipas njoftimit, takimi kishte për qëllim përgëzimin e tyre për suksesin e arritur në zgjedhje, si dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim në të ardhmen. Misioni diplomatic i SHBA-së theksoi se Uashingtoni mbetet i gatshëm të bashkëpunojë me udhëheqjen e ardhshme të Serbisë për realizimin e prioriteteve të përbashkëta. Në deklaratë, Washingtoni shprehu gjithashtu pritshmëritë e tij për vijimin e Dialogut Strategjik ndërmjet dy vendeve dhe për thellimin e mëtejshëm të partneritetit bilateral.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të bashkëpunojnë me udhëheqjen e ardhshme të Serbisë për realizimin e prioriteteve të përbashkëta. Presim me padurim vazhdimin e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, si dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”, theksohej aty. Vizita e Hanrahanit zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, e cila po përgatitet për ndërrimin e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit. Lista Studentore fitoi 140 nga 250 vendet në Kuvend, duke siguruar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë, ndërsa lista e udhëhequr nga ish-presidenti Aleksandar Vuçic mori 103 mandate. Rezultati i dha fund sundimit shumëvjeçar të Partisë së tij Përparimtare Serbe, e cila ishte në pushtet që nga viti 2012. Fitorja e studentëve erdhi pas një vale protestash kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Ndryshimi i pushtetit pritet të shënojë edhe një provë për politikën e jashtme të Serbisë, e cila gjatë udhëheqjes së Vuçiqit ka synuar të ruajë marrëdhëniet me Perëndimin, por pa hequr dorë nga lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19