Ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i është kërkuar të dëshmojë muajin e ardhshëm para një komisioni të Senatit, lidhur me marrëdhënien e tij me një grua të dyshuar si spiune kineze. Huang dha papritur dorëheqjen të enjten nga drejtimi i një prej kompanive më me vlerë në botë, pas publikimit të informacioneve për lidhjen jashtëmartesore, cka solli një rënie të bujshme të 63 vjecarit nga pozita që gëzonte deri më tani. Ngjarja shkaktoi një tërmet të vertetë në Silicon Valley. Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, i cili është nën vëzhgim për shkak të eksporteve drejt Kinës të çipave të avancuar të inteligjencës artificiale (AI) të Nvidia-s, është thirrur gjithashtu të paraqitet në dhjetor para Komisionit të Senatit për Çështjet Bankare. Brenda vetëm 5 ditësh, Nvidia ka humbur 550 miliardë dollarë në vlerën e saj në bursë, ndërsa skandali ka dominuar titujt kryesorë të mediave. Të enjten, senatori Tim Scott u dërgoi letra Huang dhe Lutnick, duke kërkuar dëshminë e tyre para Komisionit të Senatit për Çështjet Bankare. “Raportimet e fundit ngrenë shqetësime serioze për sigurinë tonë kombëtare dhe mbrojtjen e teknologjisë së ndjeshme amerikane”, shkroi në rrjetin social X republikani nga Karolina e Jugut. “populli amerikan meriton përgjigje”, shtoi ai. Scott i kërkoi Huang të paraqitej vullnetarisht më 3 dhjetor, por paralajmëroi gjithashtu se komisioni mund të lëshojë një thirrje zyrtare ligjore për ta detyruar të dëshmojë. Edhe tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve- ai për Inteligjencën, ai për Punët e Jashtme dhe një panel i posaçëm për Kinën- i kanë dërguar një letër Huang, duke e thirrur për një intervistë me dyer të mbyllura më 1 dhjetor. Alice Huang, e cila ndonëse ka të njëjtin mbiemër nuk ka lidhje familjare me 63 vjecarin, punon si drejtuese në kompaninë Megaspeed, me seli në Singapor. Sipas gazetës Neë York Times, ajo është dyshuar se mund të jetë një agjente e shërbimeve të inteligjencës kineze, pretendime këto të cilat Pekini megjithatë i ka hedhur poshtë, duke i cilësuar si një fushatë shpifjesh.