Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

13/11/2026 11:40

Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.

Mësohet se Veliaj e ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, teksa si argument ngre mënyrën e transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në Fier.

Po ashtu mbrojtja ka kërkuar urdhrin e transferimit, por nuk e ka marrë, me argumentin tashmë të ditur, që sipas Drejtorisë së Burgjeve se është sekret.

Veliaj kërkon hetimin e ligjshmërisë së këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të zyrtarëve të përfshirë.

Top Channel