Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kot, në territorin e Bashkisë Selenicë, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, makina po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Lumit të Vlorës, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.