Botë e Çuditshme

ZBULIM i ri/Njeriu konsumonte kanabis që 2 800 vjet më parë?!

Një zbulim arkeologjik në Siberinë jugore ka nxjerrë prova se njerëzit përdornin kanabis për efektet e tij psikoaktive që 2 800 vite më parë. Në varrin monumental Tunnug 1, që i përket periudhës së skithëve, arkeologët gjetën fara kanabisi dhe flokë njerëzorë të ruajtur në gjendje të mirë. Analizat kimike zbuluan gjurmë të THC-së dhe kanabinolit, substanca të lidhura me efektet e kanabisit.

Studimi, i publikuar më 5 nëntor në revistën shkencore Science, paraqet provat më të hershme të datuara drejtpërdrejt për përdorimin e kanabisit si substancë psikoaktive. Shkencëtarët dyshojnë se bima mund të jetë përdorur gjatë ceremonive funerale, por nuk kanë përcaktuar nëse konsumohej përmes tymosjes apo gëlltitjes. Në varr u zbuluan gjithashtu mbetje kuajsh dhe kocka njerëzore. Studiuesit nuk përjashtojnë mundësinë që kanabisi të jetë përdorur për të qetësuar persona gjatë sakrificave rituale, por theksojnë se kjo mbetet vetëm një hipotezë.