Tre të arrestuar në Çegran të Gostivarit pas kontrolleve ku u gjet lëndë pluhurore e bardhë

MPB Maqedoni bëri të ditur se dje (12.11.2026), në orën 20:35, policët e Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar arrestuan në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, H.S. (26), banues në këtë fshat.

Në automjetin e udhëtarëve „Mitsubishi“ me targa të Gostivarit, që drejtohej nga H.S., policia gjeti dhe sekuestroi një lëndë pluhurore të bardhë. Një lëndë e tillë u gjet dhe u sekuestrua edhe gjatë kontrollit të mëvonshëm në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, ndërsa policët po kryenin veprimet zyrtare, pranë shtëpisë së H.S. mbërritën me një automjet udhëtarësh „BMW“, me targa të Gostivarit, V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga Çegrani. Ata tentuan t’i godisnin policët me automjet dhe i kërcënuan me jetë. Më pas u larguan, por pas masave të ndërmarra u gjetën shpejt dhe u arrestuan. MPB njoftoi se, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.


Shtuar më 13.11.2026 12:13

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet