Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe shoku i tij
Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.
Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, P. Sh., u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”.
Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.
Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.
Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)
Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi
- 12:20 Pas largimit, Ronaldo do të nderohet në ndeshjen me Danimarkën! Të gjithë lojtarët e Portugalisë do të mbajnë numrin 7
- 12:12 Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja
- 12:10 Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)
- 12:09 Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?
- 12:04 Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar
- 12:03 Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier