Peskov: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë nëse shohim qëllimet e tyre të sinqerta

13 Nëntor 2026 | 12:30

Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Rusia do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e evropianëve në bisedimet e paqes për Ukrainën, me kusht që të përcaktojë se ata janë të gatshëm të kontribuojnë në procesin e paqes.

 “Sapo të shohim qëllimin dhe gatishmërinë e tyre të sinqertë për të kontribuar në procesin e paqes, atëherë do të jetë e mundur të merret një vendim për të zhvilluar një dialog mbi zgjidhjen e çështjes ukrainase në një format të zgjeruar”, thaPeskov kur u pyet për mundësinë e rifillimit të negociatave me pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë së bashku me ata nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja.

Dje pas takimit që pati me të dërguarit amerikanë në Dublin, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se evropianët do të jenë të pranishëm në sesionin e ardhshëm të negociatave për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo u konfirmua edhe nga Jared Kushner, dhëndër dhe i dërguar special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Nuk mund ta arrijmë këtë marrëveshje midis Moskës dhe Kievit pa qenë evropianët në tryezën e negociatave”, tha Kushner.

“Unë besoj se jemi në gjendje ta arrijmë këtë me Presidentin Putin”, shtoi ai, duke folur për shtypin nga një bazë ajrore irlandeze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

Një defekt në një pjesë të infrastrukturës së serverëve të Microsoft-it i ka shkëputur njerëzit nga email-i i Outlook-ut, Teams dhe mjetet e tjera të...
12:09 | 13/11/2026

Shpata lazer e Darth Vader thyen rekordin në ankandin e Star Wars, shitet për gati 4.5 milionë euro

Shpata ikonike lazer e përdorur nga Darth Vader në Star Wars: Episode V – The Empire Strikes Back (1980) dhe Star Wars: Episode VI –...
11:50 | 13/11/2026

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

Katër senatorë amerikanë të rreshtuar me Partinë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëveshje për shpenzimet në fund të vitit, nëse ajo...
11:17 | 13/11/2026