E rëndë në Austri, 47-vjeçari nga Kosova vret gruan! Besonte se ajo ishte shtrigë

13 Nëntor 2026 | 12:44

Një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij 38-vjeçare në Austri. Lidhur me ngjarjen, një 45-vjeçar tjetër nga Kosova akuzohet se ia kishte siguruar armën e krimit autorit, duke e ditur se ai kishte ndërmend ta vriste gruan.

Sipas raportimit të medias austriak Heute, rasti përmban edhe një element tjetër që lidhet me gjendjen psikike të të dyshuarit kryesor. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë.

47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai dyshohet se kishte qëlluar tre herë drejt saj me një pistoletë të tipit Beretta.

Pas të shtënave, ai thuhet se e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë. Sipas raportimit, edhe gjatë qëndrimit në burg, 47-vjeçari vazhdimisht fantazonte për magjinë e zezë dhe demonët e errët.

Në një raport mjekësor, ai është vlerësuar si person psikotik dhe që nuk konsiderohet penalisht përgjegjës.

Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët e burgut i përshkruante si “njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peskov: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë nëse shohim qëllimet e tyre të sinqerta

Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Rusia do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e evropianëve në bisedimet e paqes për Ukrainën,...
12:30 | 13/11/2026

Grabitje si në filma në zemër të Parisit, katër persona me kallashnikovë sulmojnë dyqanin luksoz të diamanteve dhe arratisen me motorë

Një grabitje spektakolare ka tronditur qendrën e Parisit mesditën e së enjtes, më 12 nëntor, ku katër persona të armatosur me armë automatike kanë sulmuar...
11:21 | 13/11/2026

Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore

Stuhia Charles ka sjellë mot shkatërrues në gadishullin Iberik këtë javë, veçanërisht në Portugali dhe në jug të largët të Spanjës. Shira të rrëmbyeshëm dhe...
10:04 | 13/11/2026