Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

9-mujori, fitimi i sektorit bankar u rrit me 5%

Share Share Icon

Fitimi i sektorit bankar për 9-mujorin është rritur lehtë krahasuar me një vit më parë, i ndikuar kryesisht nga rezultati i Bankës Kombëtare Tregtare.

Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 9-mujorin 2025 kishte vlerën e 27.4 miliardë lekëve, në rritje me 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, rritja e fitimeve të sektori ka ardhur kryesisht nga rezultati i një banke të veçantë. Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka raportuar për 9-mujorin një fitim neto në vlerën e 9.25 miliardë lekëve, në rritje me 48.6% krahasuar me një vit më parë.

Fitimi i BKT është rritur zgjeruar me rreth 5 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit, vlerë kjo disi e pazakontë dhe që është e vështirë për t’u shpjeguar, në mungesë të pasqyrave të plota financiare, të cilat nuk janë të publikuara. Ndërkohë, në raportimin sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, fitimi i BKT është ndjeshëm më i ulët, në vlerën e 7.35 miliardë lekëve.

Për bankat e tjera përgjithësisht diferencat janë më të vogla krahasuar me vitin e kaluar. Nga 12 banka që raportojnë të dhëna (Dega e Bankës Ziraat në Shqipëri ende nuk është anëtarësuar në Shoqatën Shqiptare të Bankave), dhjetë banka e kanë mbyllur vitin me fitim. Nga 11 bankat që ishin aktive edhe vitin e kaluar (Jet Bank u licencua vetëm këtë vit), gjashtë prej tyre kanë pësuar rënie të rezultatit financiar dhe pesë prej tyre e kanë përmirësuar atë.

Pas BKT-së, Raiffeisen Bank renditet e dyta për nga vlera e fitimit, me një rezultat neto në vlerën e 58 miliardë lekëve, por në rënie me 8.8% krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Vijon, OTP Albania, me 3 miliardë lekë (17.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë); Tirana Bank, me 2.42 miliardë lekë (16.3% më shumë krahasuar në të njëjtën nivel të një viti më parë); Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 2.29 miliardë lekë (16.6% më pak krahasuar me një vit më parë); Credins Bank, me 2.03 miliardë lekë (61.6% më shumë krahasuar me një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 2.02 miliardë lekë (11.2% më pak krahasuar me 9-mujorin 2025); Union Bank, me 1.2 miliardë lekë (15% më shumë krahasuar me një vit më parë); Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 775 milionë lekë (30.7% më pak krahasuar me një vit më parë);  ProCredit Bank, me 120 milionë lekë (kundrejt një humbjeje prej 54 milionë lekë një vit më parë).

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) raporton humbje në vlerën e 241 milionë lekëve, por humbjet janë reduktuar me 38.2% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve. Jet Bank deri tani raporton humbje në vlerën e 1.02 miliardë lekëve.

Për sa i takon kthimit nga kapitali aksionar, ai paraqitet lehtësisht në rënie, me 16%, nga 16.41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Renditja kryesohet nga BKT, me 24.33% (16.18% një vit më parë); e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 21.5% (25.65% një vit më parë); ABI Bank, me 19.26% (29.49% një vit më parë); Tirana Bank, me 16.77% (16.92% një vit më parë); Union Bank, me 15.1% (14.91% një vit më parë); OTP Albania, me 14.78% (17.9% një vit më parë); Fibank, me 13.47% (22.12% një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 11.01% (13.14% një vit më parë); Credins Bank, me 9% (6.74% një vit më parë; ProCredit Bank, me 2.96% (-1.56% një vit më parë) dhe UBA, me -21.66% (-20.29% një vit më parë).

Burimi: Shoqata e Bankave

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Pse leku shqiptar është i fortë dhe çfarë kostoje ka ky forcim?

Aleks Bendaj* Euro shkëmbehej me rreth 119 lekë në vitin 2022. Në gusht, 1 euro u shkëmbye me rreth 94 lekë. Nëse i keni të ardhurat në euro dhe i ...

3 hours më parë 14 Min Lexim
Azi /

Fundi i epokës së Jensen Huang

Pas 33 vitesh, gjatë të cilave e shndërroi Nvidia-n në kompaninë më të vlefshme në botë, karriera e themeluesit të saj u shkatërrua në më pak se dy...

3 hours më parë 10 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!