Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.

Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari u ndalua në zonën e Qerretit dhe gjatë kontrolleve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Edhe nga kontrollet në banesën e tij efektivët gjetën një tjetër sasi të kësaj lënde.   

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës.   

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde.   

Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë