Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

    Insajderi
    13 November 2026 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Të gjitha rrugët që shpien drejt stadiumit të kryeqytetit janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur edhe shirita sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë.

    Kosova dhe Izraeli ballafaqohen të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova është e dyta në Grupin B3 me pesë pikë. Pesë pikë i ka edhe Irlanda, e cila renditet në vendin e tretë.

    Synimi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm.

    Në dhjetor, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028. Kualifikimet nisin në mars të vitit të ardhshëm.

    Kosova dhe Izraeli janë përballur tri herë në të kaluarën. Dy ndeshje kanë përfunduar baras, ndërsa ndeshjen e 12 nëntorit 2023, të zhvilluar në Prishtinë, e kishte fituar Kosova me rezultat 1:0.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark