Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erërat e forta dëmtojnë kulmet e ndërtesave në Drenas, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

    Insajderi
    13 November 2026 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

    Përmes një njoftimi, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë.

    Dëmtime serioze të kulmit janë evidentuar edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen si pasojë e erërave.

    Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

    Komuna ka theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark