Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe perspektivave të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e projekteve të tyre.
Ambasada thekson se gjatë takimit u diskutua për zgjidhjet dhe nismat që të rinjtë propozojnë për komunitetet ku jetojnë, si dhe për mundësitë e mbështetjes së tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
“Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Wendt u takua me të rinj që kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit të SHBA për të dëgjuar këndvështrimet e tyre dhe për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin në zbatimin e zgjidhjeve që propozojnë për komunitetet e tyre”, shkruan ambasada.

© SYRI.net
SYRI TV/ KLSH zbulon probleme të rënda: Shkelje në tenderat 20 mln€ gjatë mandatit të Emiriana Sakos
Partia e Lirisë: Nafta është bërë një luks për shqiptarët, ndërsa pasojat e çmimeve të larta ndihen në çdo familje
Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Burgjeve/ Arsyet, nga transferimi në Fier te trajtimi shëndetësor