Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

13/11/2026 13:25

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve.

Siç pohuan burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin.

Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në SPAK në muajin shtator. Si persona të kallëzuar, përveç Kerit, është edhe ministri i Financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kur do të merret në pyetje.

Top Channel