Aksident i rëndë në Indi, kamioni përplaset me autobusin! 23 viktima dhe disa të plagosur
Të paktën 23 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një kamion u përplas me një autobus në shtetin verilindor të Assamit të Indisë të premten.
Aksidenti ndodhi në një autostradë pranë Parkut Kombëtar Kaziranga, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i famshëm për rinocerontët me një brirë.
“Ka 23 vdekje të konfirmuara dhe shtatë persona janë dërguar në spital”, tha Swapnaneel Deka, zyrtar i policisë.
“Ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet”, shtoi ai.
Ai tha se autobusi po udhëtonte drejt një lagjeje fqinje, me rreth 30 persona në bord. Shoferi i kamionit u plagos.
Kryeministri i Assamit, Himanta Biswa Sarma, tha në një postim në X se ishte thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik dhe kishte dërguar një ministër të lartë në vendngjarje për të mbikëqyrur masat e ndihmës.
“Prioriteti ynë kryesor tani është të sigurohemi që të lënduarit të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor pa vonesë”, shkroi ai.
Studimi: Rreziku i demencës rritet me numrin e cigareve të pira në ditë
Protesta në dhjetëra qytete të Francës të shtunën, 70 mijë forca policie në gatishmëri për tubimin e madh
Lista Studentore paralajmëron rihapjen e rasteve të vdekjeve në sistemin e mbrojtjes dhe hetimin e tregtisë së armëve
- 13:54 Studimi: Rreziku i demencës rritet me numrin e cigareve të pira në ditë
- 13:44 Protesta në dhjetëra qytete të Francës të shtunën, 70 mijë forca policie në gatishmëri për tubimin e madh
- 13:35 Lista Studentore paralajmëron rihapjen e rasteve të vdekjeve në sistemin e mbrojtjes dhe hetimin e tregtisë së armëve
- 13:35 Furnizon Ukrainën, prodhuesi gjerman i dronëve raporton për një sulm kibernetik
- 13:24 Bisedimet e paqes për luftën në Ukrainë, Kallas: Evropa nuk duhet të bie në kurthet që po ngre Rusia
- 13:24 Mercedes-Benz në krizë në Gjermani, në rrezik mijëra vende pune nga mbyllja e fabrikave