Vendosni fjalën kyçe....

Një ftesë private në qytetin ku po diskutohet paqja mes Rusisë dhe Ukrainës


Në 48 orët e fundit, Abu Dhabi është shndërruar në epiqendrën e bisedimeve mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, sundimtarët emiratas, organizatorë të këtyre bisedimeve, i kanë bërë edhe një ftesë për një pritje private “fixer”-it shqiptar Dorian Duçka.

Në një postim në llogarinë e tij private në Instagram, Duçka thekson rëndësinë që po merr Abu Dhabi në diplomacinë ndërkombëtare, duke përmendur bisedimet e fundit mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Jam vërtet i nderuar që jam ftuar në një Mexhlis dhe në një drekë në pallatin e Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Nahayan Mabarak Al Nahyan. Një rast i veçantë në një qytet që po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në diplomacinë globale, përfshirë bisedimet e fundit midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Një kujtesë në kohën e duhur për rolin e rëndësishëm që vendet e Gjirit luajnë në promovimin e tolerancës, dialogut dhe pajtimit, duke ndërtuar ura në një botë gjithnjë e më të përçarë”, shkruan Duçka.

2026-11-13 13_04_24-Instagram - Brave