SPAK pyet sekretarin e Përgjithshëm të Financave Gentian Keri, për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Gentian Keri, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila e bëri të ditur lajmin për BalkanWeb, Keri është pyetur nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Të lidhura

None found

Në dëshminë e tij, Keri ka pohuar se ka vepruar në përputhje me ligjin. Pyetjet kanë përfshirë edhe deklarimet e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se ai e ka kërcënuar. Keri e ka mohuar kërcënimin, duke shpjeguar se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares pasi, sipas tij, ajo nuk kishte zbatuar ligjin.

Hetimi në SPAK për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nisi pas një kallëzimi të depozituar në shtator, ku mes personave të përmendur është edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.


Shtuar më 13.11.2026 14:32

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet