Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për studentin Klevin Metaj, duke zëvendësuar arrestin në shtëpi me detyrimin për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës. Masa e mëparshme ishte vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, u arrestua në ditët e para të protestës studentore në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Vendimin e bëri të ditur avokati Gentian Sejrani. Ai tha se, së bashku me kolegun Taulant Asllanaj, përfaqësoi Metajn në Gjykatën e Apelit pas ankimit të vendimit të Shkallës së Parë. Sipas Sejranit, Apeli vendosi sot masën e re të sigurisë.
Avokati njoftoi gjithashtu se është regjistruar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit për trajtimin që ai e cilëson degradues dhe çnjerëzor ndaj studentit. Çështja ndaj efektivëve do të vijojë përmes këtij kallëzimi.








