“Merr para borxh dhe blej barna”, letra e Bytyqit për Vitinë, Matoshi ndërhyn për t’ia korrigjuar

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kritikuar mungesën e barnave në institucionet publike shëndetësore, duke thënë se pacientët po detyrohen të marrin para borxh për të siguruar terapinë e nevojshme.

Gjatë seancës së Kuvendit, Bytyqi i ka vendosur para ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, një letër në të cilën shkruhej: “Merr para borxh dhe blej barna. Arben Vitia jam”.

Pas këtij momenti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ia ka përmirësuar formulimin në letër deputetes Bytyqi.

Në fjalimin e saj, Bytyqi ka thënë se është e papranueshme që në vitin 2026 qytetarët të detyrohen të hyjnë në borxhe për të blerë barna, të cilat shteti ka obligim t’ua sigurojë përmes institucioneve shëndetësore.

“Në vitin 2026 një qytetar i Kosovës të detyrohet të marrë pare borxh për të blerë barna që shteti, përmes institucioneve të tij shëndetësore, e ka obligim t’ia sigurojë. Në vendin tonë kemi pacientë që, për shkak të mungesës së këtyre barnave në institucionet publike shëndetësore, detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre, duke hyrë në borxhe dhe obligime financiare vetëm që të vazhdojnë trajtimin. Pra, zoti ministër, këtu nuk po flasim vetëm për një problem administrativ, por po flasim për jetën e njerëzve, për pacientë që kanë nevojë për terapi në kohën e duhur”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika