Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

    Insajderi
    13 November 2026 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.

    Në njoftim, drejtoria ka dhënë edhe numrat kontaktues në rast të emergjencave.

    REKOMANDIME PËR QYTETARËT

    Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, terasa dhe oborre.

    Shmangni qëndrimin e panevojshëm pranë pemëve të dëmtuara, shtyllave elektrike dhe konstruksioneve të pasigurta.

    Tregoni kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve.

    Pronarët dhe përgjegjësit e objekteve ndërtimore të sigurojnë materialet dhe pajisjet që mund të zhvendosen nga era.

    Raportoni menjëherë çdo rrezik që mund të cenojë sigurinë publike.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në koordinim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kryeqytetit, do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe koordinimin e reagimit sipas nevojës.

    Qendra Operative Emergjente e Kryeqytetit – 24/7

    0800 122 33

    0800 122 44. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark