150 mijë euro të padeklaruara janë zbuluar gjatë gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Vërmicës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rasti është regjistruar më 12 nëntor, rreth orës 19:00, në pikën kufitare nnga zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, drejtuesi i automjetit fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar, por pas kontrollit të detajuar, zyrtarët kanë zbuluar shumën e parave të padeklaruara.