Partia Demokratike ka prezantuar paketën e plotë në kuadër të Reformës Zgjedhore, me ndërhyrjet që sipas demokratëve do të prekin çështje kyçe dhe jetësore gjatë proceseve zgjedhore, për të zhbërë ndikimin e partisë-shtet.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paketën me 8 pika, që sipas tij do të funksiononte procesi zgjedhor.
Bylykbashi prezantoi 8 fushat ku do të ndërhyhet: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media të cilat vihen në funksion të partisë-shtet.
Garancitë s’mund të kufizohen vëtëm në zgjedhje. Nevojën për ndërhyrje për masa drastike proporcionale në përputhje me rekomandimet e Osbe, për një periudhë të caktuar kohore 10-vjecare, set ndalimesh që e kapërcejnë normën e zakonshme. Zbatimi i masave me afate, për të garantuar proporcionalitettin.
8 fusha për ndërhyrje: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtrëngues do ndalohen; të dhënat personale të qytetarëve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media në funksion të partisë-shtet.”– tha Bylykbashi.













