Ancelotti u përgjigjet Real-it dhe Barçës: Prioritet shëndeti i lojtarëve!

Carlo Ancelotti, trajneri i ekipit kombëtar brazilian të futbollit, siguroi të premten se “klubet mund të rrinë të qetë” sepse “prioriteti i tij është shëndeti” i lojtarëve.
Italiani iu përgjigj në këtë mënyrë shqetësimeve të shprehura nga disa klube evropiane në lidhje me yjet e tyre. Konkretisht si Reali dhe Barça janë ankuar për aktivizimin e Raphinha dhe Vinicius në miqësoret në Azi kundër Japonisë dhe Singaporit.
“Prioriteti është gjithmonë shëndeti i lojtarit. Nëse është në 100%, ai stërvitet. Nëse është në 100%, ai luan. Dhe në këtë aspekt, ne kontrollojmë edhe minutat që secili lojtar është në fushë. Klubet mund të jenë të qetë. Prioriteti për të gjithë është shëndeti i sportistit. Ne duam që atleti të kthehet gjithmonë i përgatitur për të luajtur dhe pa lëndime në ndeshjen miqësore të skuadrës së tij të shtunën”, tha ai nga Singapori. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



