Rusia ka paraqitur një sërë kërkesash të gjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, propozimet e Moskës nuk kufizohen vetëm te territori ukrainas, por përfshijnë edhe ndryshime të rëndësishme në sigurinë e vendeve të tjera evropiane.
Ndër kërkesat kryesore raportohet të jetë largimi i Finlandës nga NATO, si dhe ndalimi i vendosjes së bazave ushtarake të Aleancës në Estoni, Letoni dhe Lituani.
Sipas raportimit, propozimet joformale u janë përcjellë përfaqësuesve evropianë gjatë takimeve në Abu Dhabi dhe synojnë krijimin e një rendi të ri të sigurisë në Evropë.
Në lidhje me Ukrainën, Moska kërkon të mbajë të gjitha territoret që aktualisht kontrollon, si dhe të marrë të gjithë rajonin e Donbasit. Kjo do të nënkuptonte që Kievi të hiqte dorë edhe nga pjesët e Donetskut dhe Luhanskut që ende ndodhen nën kontrollin e tij.
Një tjetër pikë e planit parashikon që portet e Odesës dhe Mykolaivit të çmilitarizohen dhe të mos përdoren si baza detare. Ndërkohë, propozohet garantimi i lirisë së lundrimit në Detin e Zi dhe në Detin Baltik.
Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të mbetet përgjithmonë një shtet i paangazhuar ushtarakisht, duke përjashtuar anëtarësimin në NATO, por duke mos kundërshtuar mundësinë e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Rusia propozon që vendi të shndërrohet në një republikë federale, ku do të përfshiheshin territori qendror moldav, Transnistria dhe Gagauzia. Në rast se Moldavia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, Transnistria dhe Gagauzia do të kishin të drejtën të organizonin referendume për pavarësi.
Në këmbim të këtyre lëshimeve, pala ruse ofron të tërheqë armët bërthamore nga Bjellorusia dhe të mos vendosë atje raketa me rreze të mesme veprimi.
Propozimet, nëse konfirmohen, do të përbënin një ndryshim të gjerë të arkitekturës së sigurisë në Evropë, pasi prekin jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet anëtare të NATO-s dhe Moldavinë.
“Moska kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe nga territoret që ende kontrollon në Donbas, ndërsa kërkon gjithashtu largimin e Finlandës nga Aleanca dhe ndalimin e bazave ushtarake të NATO-s në vendet baltike. Në këmbim, Rusia ofron tërheqjen e armëve bërthamore nga Bjellorusia”, thuhet në përmbledhjen e propozimeve, raportojnë mediat e huaja.
Lajmi kryesor:
39 vende europiane i vendosin kusht Rusisë: Bisedime për sigurinë vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë! Kremlini kundërshton, Bullgaria nuk firmos deklaratën











Komente
Komento