Katër grabitës të armatosur rëndë organizuan sot një grabitje në mes të ditës në argjendarinë De Beers, në rrugën Rue de la Paix, në qendër të Parisit.
Më pas ata u larguan me motorë, duke marrë me vete bizhuteri me diamante, vlera e të cilave vlerësohet rreth 1 milion euro.
Të veshur me rroba të zeza, me helmeta dhe maska që u mbulonin fytyrën, njëri prej të dyshuarve qëndroi roje jashtë dyqanit, i armatosur me një armë të tipit kallashnikov, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij hynë brenda në dyqan.
Autoritetet franceze ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e katër të dyshuarve.










