Dështon tentativa për uljen e avionit në Angli, bishti prek pistën e Heathrow (VIDEO)
Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar teksa bishti i tij godet pistën gjatë përpjekjes për t’u ulur në aeroportin Heathrow të Londrës, të enjten në mëngjes, më 12 nëntor.
Pamjet tregojnë avionin e tipit Airbus duke prekur pistën me pjesën e pasme të trupit gjatë uljes.
Bëhet fjalë për fluturimin BA431, i cili po kryente itinerarin Amsterdam-Londër, sipas Telegraph.
Pas incidentit, pilotët vendosën të ndërpresin uljen dhe ta ngrenë sërish avionin në ajër. Disa minuta më vonë, avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroport.
British Airways ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i kompanisë ajrore deklaroi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se British Airways po bashkëpunon me AAIB në hetimin e nisur.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe ne po bashkëpunojmë me AAIB në hetimin e tyre. Nuk mund të komentojmë më tej në këtë fazë”, u shpreh zëdhënësi.
Bundestagu zgjeron kompetencat e shërbimeve gjermane të inteligjencës
13 nëntori 2026 duhej të shënonte fundin e botës, pse dështoi parashikimi i shkencëtarëve pas 66 vjetësh?
Merz nga Dublini: Nuk negociojmë një sistem të ri sigurie evropian, Trump të shmangë surprizat në takimin me Putinin
- 15:26 Portugalia përgatit nderimin special për Ronaldon
- 15:24 Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës
- 15:11 Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit
- 14:49 Bundestagu zgjeron kompetencat e shërbimeve gjermane të inteligjencës
- 14:32 13 nëntori 2026 duhej të shënonte fundin e botës, pse dështoi parashikimi i shkencëtarëve pas 66 vjetësh?
- 14:28 U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”