Greva e transportit në Itali, kaos në qarkullim në disa qytete, preken autobusët, tramvajet dhe metroja
Një grevë e punonjësve të transportit publik pritet të shkaktojë ndërprerje dhe vonesa në qarkullimin e autobusëve, tramvajeve dhe metrosë në disa zona të Italisë, përfshirë Milanon, Monzën, Brianza-n dhe Venecian.
Lajmi është bërë i ditur nga kompanitë e transportit ATM dhe ATVO, të cilat kanë paralajmëruar udhëtarët për ndryshime në shërbimin e transportit gjatë ditës së sotme, raporton agjencia italiane e lajmeve Adnkronos.
Në Milano, Monza dhe Brianza, protesta është organizuar nga sindikatat “AL Cobas” dhe “Confial Trasporti”. Sipas njoftimit të kompanisë ATM, shërbimi në linjat e saj nuk do të garantohet nga ora 08:45 deri në 15:00, si dhe pas orës 18:00 deri në përfundim të shërbimit.
Sindikatat kanë kundërshtuar liberalizimin dhe privatizimin e shërbimeve të transportit, si dhe tenderimin për menaxhimin e tyre. Mes kërkesave kryesore janë përmirësimi i kushteve të punës, rritja e sigurisë për punonjësit, përmirësimi i pastërtisë së automjeteve dhe organizimi më i mirë i orareve dhe pushimeve.
Gjithashtu, punonjësit kërkojnë rritje pagash me 150 euro neto, kalimin e punonjësve nga kontratat me kohë të pjesshme në ato me kohë të plotë, si dhe zgjidhjen e problematikave që lidhen me ndërrimin e turneve, detyrat e ndryshme dhe veshjet e punës.
Greva 24-orëshe në Venecia
Ndërkohë, në Venecia është njoftuar një grevë 24-orëshe e punonjësve të kompanisë së transportit ATVO, me ndërprerje të mundshme të shërbimit gjatë gjithë ditës.
Protesta është thirrur nga sindikatat SGB dhe Fast Mobilità. Në zbatim të ligjit italian 146/90, kompania do të garantojë disa nisje në dy fashat kohore të përcaktuara: nga ora 06:00 deri në 09:00 dhe nga ora 12:00 deri në 15:00.
Megjithatë, ATVO paralajmëron se edhe gjatë këtyre intervaleve nuk garantohet funksionimi i plotë dhe i rregullt i transportit. Mund të ketë gjithashtu probleme me hipjen e pasagjerëve në stacionet ku autobusët kalojnë jashtë fashave kohore të garantuara. Greva mund të përfshijë edhe punonjësit e zyrave të biletave.
Dështon tentativa për uljen e avionit në Angli, bishti prek pistën e Heathrow (VIDEO)
Bundestagu zgjeron kompetencat e shërbimeve gjermane të inteligjencës
Studimi: Rreziku i demencës rritet me numrin e cigareve të pira në ditë
- 15:26 Dështon tentativa për uljen e avionit në Angli, bishti prek pistën e Heathrow (VIDEO)
- 15:26 Portugalia përgatit nderimin special për Ronaldon
- 15:24 Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës
- 15:11 Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit
- 14:49 Bundestagu zgjeron kompetencat e shërbimeve gjermane të inteligjencës
- 14:32 13 nëntori 2026 duhej të shënonte fundin e botës, pse dështoi parashikimi i shkencëtarëve pas 66 vjetësh?