Ekspozita “Historia nuk trafikohet” në Elbasan, kërkohen objektet e humbura të trashëgimisë

“Historia nuk trafikohet” ka qenë tema e ekspozitës së mbajtur në ambientet e muzeut etnografik të Elbasanit me qëllim rikthimin në mënyrë virtuale të objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat kanë rënë pre e grabitjes apo e trafikimit dhe sot mungojnë fizikisht.
Sipas Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë kulturore rajoni Korçë , bashkisë së Elbasanit i kanë humbur rreth 5 objekte me vlera të mëdha historiko-kulturore.
“Ka ndodhur dhe ndodh akoma që kemi raste të gërmimeve klandestine dhe ky është një problem i madh, pavarësisht se rastet janë ndjekur ligjërisht”, shprehet Amanda Cici, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Korçë.
Për arkeologët vëmendja ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore duhet të jetë më e madhe.
“Nga të gjitha rastet më vjen shumë keq për Elbasanin, se nuk i shikojmë dot më në formën e tyre natyrale po vetëm virtualisht”, thotë arkeologu florenc Cenollari.
Qarku i Elbasanit është një nga më të mëdhenjte me më shumë objekte historike kulturore që kanë një vlerë të jashtëzakonshme si për historinë por edhe për për të tërhequr turistë.




