Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11/2026 16:10

Në një lëvizje që sinjalizon rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka goditur e shkatërruar në Bahrein një sistem amerikan radarësh të paralajmërimit të hershëm. Sipas Pasdaranëve, sulmi ishte në fakt kundërpërgjigje ndaj një goditjeje ajrore armike kundër një kulle telekomunikacioni në qytetin Sirik, në jug të Iranit. Teherani e përshkroi shkatërrimin e radarit si paralajmërim ndaj SHBA-së, duke kërkuar ndalimin e provokimeve ajrore dhe të aktiviteteve që i konsideron kontrabandë nafte në Ngushticën e Hormuzit. Sulmi nuk është konfirmuar nga autoritetet e Bahreinit dhe as Shtetet e Bashkuara. Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë. Që prej nisjes së luftës mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, Teherani ka kufizuar lundrimin në këtë korridor detar dhe ka goditur disa infrastruktura në vendet e Gjirit, përfshirë aeroporte, porte, objekte energjetike dhe asete amerikane. Ndërkohë, SHBA-ja ka vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane dhe ka shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit, me synimin të kufizojë tregtinë dhe flukset financiare të vendit. Incident ii sotëm vjen një ditë presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk ka më nevojë për marrëveshje me Teheranin. “Marrëveshjes i iku koha. Ne i kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe i kemi marrë Ngushticën e Hormuzit”,. Ishte mesazhi i Trumpit, që në të njëjtin postim i kishte kërkuar nënpresidentit JD Vance që ta përqendronte “tërë vëmendjen e tij” te ceshtjet e brendshme dhe korrupsioni e kriminalitet në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.

Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38
Top News – Ende të pastrehë pas tërmetit të 2019/ PS fut në Kuvend ligjin, rindërtimi program social
13/11 13:36