“Merr para borxh dhe blej barna”, letra që deputetja Bytyqi ia vendosi para ministrit Vitia në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Merr para borxh dhe blej barna”, letra që deputetja Bytyqi ia vendosi para ministrit Vitia në Kuvend

    Insajderi
    13 November 2026 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, i ka drejtuar një mesazh ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një letre të vendosur para tij në Kuvend, duke kritikuar mungesën e barnave në institucionet publike shëndetësore.

    Në letër shkruhej: “Merr para borxh, dhe blej barna. Arben Vitia jam”.

    Përmes këtij mesazhi, Bytyqi ka adresuar gjendjen e pacientëve të cilët, për shkak të mungesës së barnave në institucionet publike, detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre, madje edhe duke marrë borxh.

    Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, deputetja tha se është e papranueshme që në vitin 2026 qytetarët të detyrohen të hyjnë në borxhe për të siguruar terapinë e nevojshme.

    “Në vitin 2026 një qytetar i Kosovës të detyrohet të marrë pare borxh për të blerë barna që shteti, përmes institucioneve të tij shëndetësore, e ka obligim t’ia sigurojë. Në vendin tonë kemi pacientë që, për shkak të mungesës së këtyre barnave në institucionet publike shëndetësore, detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre, duke hyrë në borxhe dhe obligime financiare vetëm që të vazhdojnë trajtimin”, deklaroi Bytyqi.

    Ajo iu drejtua drejtpërdrejt ministrit Vitia, duke theksuar se mungesa e barnave nuk është thjesht çështje administrative, por problem që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe trajtimin e pacientëve.

    “Pra, zoti ministër, këtu nuk po flasim vetëm për një problem administrativ, por po flasim për jetën e njerëzve, për pacientë që kanë nevojë për terapi në kohën e duhur”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark