Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, i ka dërguar letër urimi presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç bën të ditur Presidenca, në letrën e saj, Iotova ka shprehur urimet më të sinqerta për presidenten e Kosovës, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
Sipas njoftimit, presidentja bullgare ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë konsolidimin e Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare e rajonale, si dhe perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.