SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal ndaj J.J. (69), banues në Manastir, dhe një personi juridik nga i njëjti qytet, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale të fshehjes tatimore, njofton MPB.
Sipas MPB-së, J.J., në cilësinë e drejtuesit të personit juridik, gjatë vitit 2024 kishte shmangur pjesërisht pagesën e tatimit mbi fitimin. Ai kishte deklaruar shpenzime, por në evidencën kontabël nuk kishte bashkëngjitur dokumentacion të besueshëm ose specifikim që të tregonte periudhën dhe qëllimin e tyre.
Të lidhura
None found
Pas kontrollit, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) mori vendim që personi juridik të paguante gjithsej 501.765 denarë, përfshirë kamatën e llogaritur. Sipas MPB-së, dëmi ndaj buxhetit të shtetit tejkalon 500 mijë denarë.








