Moti i keq godet veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi e Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth
Ky është realiteti me të cilin përballen çdo ditë banorët përgjatë aksit Mamëz–Surroj–Arrën.
Një rrugë e amortizuar, me gropa dhe baltë, ku lëvizja është kthyer në vështirësi të vazhdueshme për komunitetin dhe drejtuesit e automjeteve.
Në mungesë të ndërhyrjeve, mirëmbajtja e këtij aksi po mbetet në duart e vetë familjeve të zonës. Një situatë që, sipas tyre, përsëritet prej vitesh, ndërsa premtimet për zgjidhje nuk kanë munguar.
Por në Mamëz, problematikat nuk ndalen te infrastruktura. Vetëm rreth 100 metra larg shkollës, në qendër të fshatit, një hapësirë është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.
Banorët thonë se mungojnë edhe koshat, ndërsa pranë zonës ndodhet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të Bashkisë Kukës.
Top Channel