Diabeti është kërcënimi i heshtur i shëndetit të shqiptarëve.
Një sëmundje që shpesh nis pa simptoma ose shfaqen vonë, por shkakton komplikacione të rënda, të lidhura me problemet e zemrës dhe veshkave.
Nga viti 2025 trajtohen 100 mijë persona me diabet, por gati 50 mijë të tjerë nuk e dinë që kanë diabet. Çdo vit rritet me 8 mijë deri në 10 mijë raste të reja. Dhe këto shifra lidhen me plakjen e popullsisë, stresin dhe jetën sedentare.
Diabeti është rritur edhe tek fëmijët nga 1-18 vjeç, të cilët preken nga diabeti i tipit 1. 20 për çdo 1.000 fëmijë. Janë diku te 400 fëmijë me diabet të tipit 1.
Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë bën thirrje për diagnostikimin sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje. Ndërsa drejtorja e QSUT-së tha se tanimë janë hequr edhe disa procedura që sorollasin pacientët me diabet.
Pacientët vijnë në QSUT dhe i përmbyllin procedurat brenda ditës, pa kërkuar që të kthehen në qendrën e tyre shëndetësore. Vitin që vjen pritet të rimbursohen sensorët e diabetit, të cilët mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek fëmijët.
Top Channel